Fustani transparent i tregon të brendshmet, Rita Ora merr gjithë vëmendjen rrugëve të… (FOTO)

06 shtator 2024 | 12:41

Rita Ora kishte veshur një fustan rozë të tejdukshëm, ku shiheshin qartë të brendshmet e saj të zeza.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe partneri i saj, Taika Waititi, shijuan një takim romantik në restorantin Matsuhisa në Paris të mërkurën.

33-vjeçarja kishte veshur një fustan rozë të tejdukshëm, ku shiheshin qartë të brendshmet e saj të zeza.

Artistja e famshme kishte veshur edhe një palë çizme me dizajn leopardi që arrinin deri te gjunjët dhe një rrip të trashë të zi, gjithashtu mbante një palë syze dielli elegante.

Flokët e saj të arta ishin stiluar me kaçurrela natyrale, ndërsa makijazhi i saj i lehtë plotësonte bukurinë e saj natyrale.

Ndërkohë, Taika Waititi kishte zgjedhur një stil më të relaksuar, duke veshur një bluzë dhe pantallona të kombinuara me sandale ‘Birkenstock’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rubrikën e tij të “Sky”, Lothar Matthaus, komentoi vendimin…