Futbolli bashkon të rinjtë, familjet, përfaqësuesit institucionalë dhe ndërkombëtarë
Në partneritet me Olimpiadën Speciale, UNDP dhe UNFPA organizuan një garë të kombinuar futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike që u erdhën nga komuna të ndryshme për të shënuar Javën e Zhdukjes së Varfërisë. Ngjarja është mbajtur dje në fushën e futbollit Rilindja në Taukbahçe në Prishtinë.
112 të rinj dhe anëtarë të familjeve të tyre, me prejardhje të ndryshme etnike nga shtatë Komuna, u mblodhën për të luajtur, garuar dhe shoqëruar së bashku. Ngjarja u organizua me synimin për të kontribuar në rritjen e kohezionit social, gjithëpërfshirës, besimit dhe fuqizimit të të rinjve me aftësi të kufizuar. Nisma mbështet një mënyrë jetese të shëndetshme për të rinjtë, duke kundërshtuar gjithashtu gjuhën e urrejtjes dhe normat negative gjinore. Kjo nismë frymëzuese bashkoi të rinjtë, familjet dhe komunitetet lokale për të ndryshuar qëndrimet përçarëse dhe diskriminuese ndaj grupeve më të cenueshme në shoqëri.
Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e OKB-së dhe Igballe Potera, Presidente e Olimpiadës Speciale iu drejtuan përshëndetën të pranishmit dhe theksuan rëndësinë e një nisme të tillë për të mbështetur përfshirjen dhe parimin e mos të lënit askënd pas.
Derisa të rinjtë garonin në turne, anëtarët e familjes u mblodhën për të diskutuar mbi sfidat, vështirësitë dhe mundësitë me të cilat përballen këta të rinj në jetën e tyre të përditshme. Përfundimi i përgjithshëm është se mund të bëhet dhe duhet bërë më shumë për të angazhuar në mënyrë aktive të rinjtë dhe familjet e tyre në të gjitha sferat e jetës.
Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Visare Mujko Nimani, Udhëheqëse e UNFPA-së dhe Marta K. Gazideda, Menaxhere e Portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes të UNDP-së u dorëzuan trofe ekipeve fituese, ndërsa të 112 djem e vajza u shpërblyen me medalje për pjesëmarrje dhe angazhim.
Ngjarja shënoi Javën e Zhdukjes së Varfërisë me mesazhin Dinjiteti për të gjithë në praktikë, si pjesë e iniciativës së përbashkët rajonale të OKB-së ‘Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim’, mbështetur nga Fondi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për ndërtimin e paqes.