Futbollisti i Dritës: Nuk i besoj tamponit, do testohem sërish për Covid-19
Ish-futbollisti i Kukësit, Izair Emini rezultoi pozitiv në testin për Koronavirus. Edhe pse pa simptoma, tamponi për sulmuesin e Dritës tregon se është mbartës i virusit.
Fubollisti është habitur kur ka marrë vesh lajmin se ishte pozitiv, teksa shpreson në ndonjë gabim të mundshëm, për këtë arsye bën me dije se do të testohet sërish.
“Të them të drejtën edhe unë nuk arrij akoma ta kuptoj se si kam dalë pozitiv. Jam shumë mirë dhe nuk kam shfaqur asnjë simptomë. Po shpresoj që është bërë ndonjë gabim, do të bëj testin përsëri nesë. Thjesht jam shumë mirë, më vjen për t’u çuditur sepse nuk kam asnjë shënjë. Thjesht rezultati më ka dalë pozitivë. Ma konfirmuan që unë jam i vetmi lojtar nga Maqedonia me COVID-19. Nuk di si ta shpjegoj lajmin. E kam marrë me pozitivitet, nuk e kam marrë dramatike. Jam shumë mirë dhe nuk ndjej diçka. Jam stërvitur në mënyrë idividuale gati 2 muaj. E kam zbatuar programin. Me pengon vetë-izolimi shtëpiak për 14 ditë, asgjë tjetër”, u shpreh Emini.