Futbolli italian mund të rikthehet në muajin tjetër

16 prill 2020 | 12:43

Futbolli italian po bën përgatitjet e fundit, planin për tu rikthyer në fushë. Po punohet për të ngritur infrastrukturën e duhur, grupe mjekësh, kontrolle të vazhdueshme për Covid-19, në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë dhe e sigurt kur ekipet të zbresin në fushë.

Plani i fundit është që gjithçka të nis me gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, më 27 dhe 28 maj më pas më 31 maj të rifilloj edhe Serie A.

Kjo është hipoteza e re e bërë publike nga Gabriele Gravina, presidenti i FIGC. Sigurisht që ky plan duhet fillimisht të marrë miratimin nga qeveria italiane për tu vënë në jetë më pas nga klubet.

Në çdo rast, në çdo datë, tifozët nuk do të jenë të pranishëm, ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Me këtë plan, nëse futbolli nis më 27 maj, parashikohet që të luhen ndeshje çdo 3 ditë, kampionati mund të mbyllet rregullisht më 2 gusht për ti lënë më pas stafetën ndeshjeve të Champions dhe Europa League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi…