Futbolli në Kinë do të rifillojë në fund të muajit qershor
14 maj 2020
| 18:45
Kina që është edhe vatra e pandemisë së koronavirusit që ka pushtuar botën, bëhet gati për rinisjen e futbollit të luajtur më 27 maj.
Gjithsesi gjithçka do të lidhet me përhapjen që do ketë pandemia në shtetin më të populluar në botë gjatë këtyre ditëve. Në javët e fundit kurba e infektimit me COVID-19 në Kinë ka rënë ndjeshëm.
Kampionati kinez do të nisë pa shumë futbollistë të huaj pasi një pjesë e tyre nuk janë kthyer ende në Kinë për shkak të mbylljes së kufijve ndërkohë që kalendari do të jetë shumë i ngjeshur për të rikuperuar këto muaj që nuk është luajtur.