Futbolli rikthehet me derbi

10 nëntor 2020 | 10:07

Java e dymbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, e planifikuar që të zhvillohet në fundjavën që e lamë pas dhe e shtyrë për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, do të zhvillohet në këtë mesjavë.

Sot (e martë) zhvillohen tri ndeshje, kurse vëmendja do të jetë në derbin që zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Prishtinës. Këto dy klube do të luftojnë për fitore pasi janë ndër dy favoritet në garën për titull të kampiones. Në Skenderaj, Drenica e pret Feronikelin, kurse në Podujevë zhvillohet përballja në mes të Llapit dhe Trepçës ’89.

Nesër (e mërkurë) takohen Arbëria dhe Besa, kurse ndeshja në mes të Ballkanit dhe Gjilanit është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:30.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhja e Joe Biden për president të Shteteve të Bashkuara…