![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/Screenshot_20230211-092103_Messenger.jpg)
Futbolli rikthehet me derbi
11 shkurt 2023
| 09:25
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion sot (e shtunë) pas një pauze të gjatë mes dy stinorëve.
Java e 19 fillon me tri ndeshje mjaft interesante. Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, stinorin pranveror e nis në udhëtim te Malisheva, derisa Drenica përballet me Llapin, derisa Gjilani para tifozëve të vet ballafaqohet me Ferizajn.
Kryesfida e kësaj fundjave luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 ballafaqohet me Dritën, ndërsa Prishtina pjesën e dytë të garave e nis në Klinë ku përballet me Dukagjinin. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.