Futbolli rikthehet me ndeshjen KEK-u – Llapi

15 shkurt 2019 | 10:39

Pas pushimit dimëror rikthehet sot (e premte), IPKO Superliga e Kosovës në futboll, me ndeshjet e xhiros së 18. Sezonin pranveror e hap ndeshja në mes të KEK-ut dhe Llapit,e  cila fillon nga ora 13:30 në Obiliq.

Të dyja skuadrat kanë bërë shumë ndryshime në afatin kalimtar të janarit, prandaj kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesante. Llapi nëse dëshiron ta ndjekë titullin nuk guxon të gabojë në këtë përballje, kurse Alban Dragusha debuton në stolin e KEK-ut.

Tri ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje, përfshirë edhe derbin në mes të Dritës dhe Gjilanit dhe përballjet Ballkani – Drenica dhe Ferizaj – Trepça ’89, zhvillohen të shtunën. Java e 18 do të mbyllet me dy ndeshje që zhvillohen të hënën, e ku takohen Flamurtari –  Prishtina dhe Liria – Feronikeli.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e mesditës të datës 14 shkurt 2019, Njësia…