Futbollisti i Slovanit: Kërkojmë kalimin në rrethin tjetër
29 korrik 2019
| 18:12
Futbollist i Slovan Bratislavës, Joeri De Kamps e pranon se mikpritja nuk do të jetë e mirë në Prishtinë pas gjithë asaj që ka ndodhur në Sllovaki, por paralajmëron se në Kosovë kanë ardhur me synim për tu kualifikuar tutje.
“E di që nuk do të pritemi mirë këtu pas asaj që ka ndodhur në Sllovaki. Mendoj që Feronikeli do ta ketë më të lehtë në këtë aspekt, por ne do të mundohemi të luajmë lojën tonë. Në ndeshjen e parë nuk kemi pasur paraqitje të mirë ashtu siç kemi pritur. Si do që të jetë ne nuk do të frikësohemi dhe do të kërkojmë kalimin në rrethin tjetër”, ka thënë De Kamps.
/Epoka e re/