Futbollistët e Barcelonës i nënshtrohen testeve për koronvirus
Barcelona ka nisur testimin e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik. Lojtarët të kanë ardhur pranë qendrës stërvitore me automjetet e tyre personale dhe kanë qenë të pajisur me maska dhe doreza edhe pse jo të gjithë.
Janë kryer të gjithë testimet e nevojshme përpara se futbollistët t’i rikthehen normalisht punës. Krahas tamponit, futbollistëve u është bërë edhe analiza serologjike.
Prania e futbollistëve në qendrën stërvitore të klubit do të shërbejë edhe për të bërë testet e elektro-kardiogramës, mëse e nevojshme sipas stafit mjekësor të klubit, për shkak të qëndrimit larg fushës për një kohë të gjatë, ndërsa stërvitja do të vazhdojë në mënyrë individuale.
Rezultatet e testeve do të mësohen maksimumi brenda 48 orësh dhe nëse konfirmohet negativiteti i të gjithë lojtarëve, do të rinisë stërvitja.