Futbollistët e Ferizajt, Drenicës dhe Gjilanit pajisen me policë të sigurimit
Pas futbollistëve të Ballkanit me policë të sigurimit shëndetësor janë pajisur edhe futbollistët e Ferizajt, Drenicës dhe Gjilanit.
Në fakt, gjatë ditës së sotme presidenti Agim Ademi ka vizituar këto tri klube, së bashku me drejtorin e kompanisë Sigal Uniqa Group, Saimir Dhamo, e ku kanë bërë shpërndarjen e policave të sigurimit për futbollistët si dhe kanë shpjeguar përparësitë që ofron kjo policë për shërbimet shëndetësore.
Drejtuesit e klubeve dhe futbollistët kanë falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, i cili i ndihmon drejtpërdrejt si klubet ashtu edhe futbollistët.
Nga ky projekt do të përfitojnë futbollistët e klubeve të Superligës në të dyja konkurrencat, Ligës së Parë në të dyja konkurrencat si dhe Ligës së Dytë në konkurrencën e meshkujve.