Futbollistët e Gjermanisë përjetojnë tmerrin, avioni bën ulje të detyruar në Edinburg
09 shtator 2021
| 11:40
Gjermania mori një fitore të thjeshtë 0-4 ndaj Islandës, por futbollistët janë përballur me një situatë frike në orët e para të së enjtes teksa do të ktheheshin në Gjermani.
Aeroplani me skuadrën gjermane në bord është përballur me vështirësi gjatë fluturimit kur ishte gati në 9 mijë metra lartësi dhe u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Edinburg të Skocisë.
Piloti njoftoi për ulje emergjente dhe u deshën rreth 20 minuta që avioni të prekte pistën në aeroportin e Edinburgut në mënyrë të sigurt. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, teksa skuadra pritet të rikthehet me një avion tjetër.