Futbollistet e Kosovës vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari”
28 nëntor 2021
| 14:15
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave në krye me anëtaren e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetaren e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, sot me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Dardanet kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i Komandatit Legjendar dhe pjesëtarët e tjerë të Familjes Jashari, të cilët ranë heroikisht gjatë luftës çlirimtare.
Kombëtarja e Kosovës të martën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023, ku në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Kombëtaren e Shqipërisë.