Futbollistët e Schalkes pranojnë uljen e rrogave
27 mars 2020
| 17:53
Schalke 04 jep shembullin ideal për situatën që po kalojnë të gjithë klubet në lidhje me COVID-19. Ekipi gjerman po vuan nga problemet ekonomike në këtë periudhë, por lojtarët kanë marrë një vendim për t’u duartrokitur.
Futbollistët kanë pranuar të ulin rrogat e tyre në mënyrë që klubi të stabilizohet. Një gjest i tillë është përkrahur dhe nga drejtuesit e klubit që e kanë marrë si shenjë besnikërie nga lojtarët.
Drejtori sportiv i gjermanëve, Jochen Schneider, ka pranuar situatën dhe ka falënderuar publikisht lojtarët. “Lojtarët treguan përgjegjësi të madhe dhe u solidarizuan me situatën aktuale. Kjo tregon besnikëri të madhe nga ana e tyre”, ka thene Schneider.