Futbollistët e Vëllaznimit ndalin bojkotin, i kthehen stërvitjeve

15 tetor 2021 | 12:20

KF Vëllaznimi nga Gjakova duket se po ka telashe financiare në këtë fillim të kampionatit.

U raportua se futbollistët “kuqezi” i kanë bojkotuar stërvitjet nga dita e hënë. Tashmë mësohet se futbollistët i janë rikthyer përsëri stërvitjeve që të përgatitet për ndeshjen e të shtunës ku udhëtojnë në Prizren për t’u përballur me skuadrën A&N.

Gazeta “Sheshi” mëson se futbollistët kanë marrë premtime që pagat shumë shpejt do t’i marrin dhe se do vazhdojnë fuqishëm drejt objektivave të klubit. Skuadra gjakovare aktualisht janë duke e kryesuar renditjen tabelore në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë me 17 pikë të mbledhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Franco Federici, i ka dorëzuar sot…