Futbollistët më të paguar sipas ‘Forbes’, kryeson Ronaldo me 285 milionë dollarë

17 tetor 2024 | 14:52

Revista “Forbes” ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, ku në vendin e parë renditet sërish Cristiano Ronaldo. Portugezi fiton aktualisht 285 milionë dollarë (rreth 263 milionë euro), nga të cilat 220 vijnë nga Al Nasr dhe 65 nga burime të tjera të ardhurash.

Në vendin e dytë renditet Lionel Messi me fitime prej 135 milionë dollarësh dhe në pozitën e tretë vijon Neymar, sulmuesi i Al-Hilal që fiton 110 milionë dollarë në vit. Karim Benzema, me një pagë prej 104 milionë te Al-Itihad dhe Kylyan Mbappe, me 90 milionë dollarë, renditet si evropiani i parë në këtë renditje të hartuar nga gazeta e njohur ekonomike.

Në top 10 janë Erling Haaland i Manchester City (60 milionë), Vinicius Junior i Real Madrid (55 milionë), Mohamed Salah i Liverpoolit (53 milionë), Sadio Mane i Al-Nasr (52 milionë) dhe Kevin De Bruyne i Cityt (39 milionë). Kjo listë nxjerr në pah jo vetëm potencialin e madh ekonomik të futbollit modern, por edhe ndikimin e kampionatit saudit në kontekstin global të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Sigurisë në Meksikë, Genaro Garcia Luna, u dënua…