Futbollistët që luajnë në Superligën e Evropës do të përjashtohen nga Kampionati Evropian dhe Botëror

19 prill 2021 | 15:11

Disa nga klubet e mëdha të Premier League, Serie A dhe La Liga, kanë vendosur të i bashkangjiten iniciativës për krijimin e Superligës së Evropës.

Deri më tani 12 skuadra nga Anglia, Spanja dhe Italia e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë superligë.

Por, për lojtarët që pritet të luajnë në këtë kompeticion pritet të ketë sanksione.

Ata mund të përjashtohen nga e drejta për të luajtur për kombëtaret e tyre në Kampionatin Evropian dhe Botëror.

Kështu ka thënë presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin, në një konferencë për media. “Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe Euro. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa mënyra se si t’i bëni të ndihen mirë…