Futbollistët serb nuk luajnë ndaj Feronikelit

24 korrik 2019 | 11:50

Dy futbollistët serb të Slovan Bratislavës, Aleksanda Cavriq dhe Dejan Draziv nuk do të luajnë sonte ndaj Feronikelit. Ata janë dorëzuar presionit serb për mosparaqitje ndaj klubit kampion nga Kosova.

Ndeshja në mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit është i vlefshem për rrethin e dytë në Ligën e Evropës.

“Slovani respekton vendimin e lojtarëve dhe ndihmëstrajnerit për të mos marrë pjesë në ndeshjen me Feronikelin. Ne gjithashtu kërkojmë nga tifozët të respektojnë këtë fakt dhe vendimin e tyre, edhe pse situata nuk është e këndshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e klubit të Slovanit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për…