Futbollistët shqiptarë pushtojnë formacionin e javës në Zvicër

25 nëntor 2024 | 15:00

Është mbyllur xhiro e 15-të në Superligën e Zvicrës, ku ndeshja kryesore u zhvillua në “St Jacob Park” mes Baselit dhe Servettes. Baseli arriti fitore të madhe 3-1 falë një paraqitje spetakolare nga ylli kosovar, Xherdan Shaqiri që realizoi “het-trik”.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Luganos dhe Zurichut, ku fitorja i takoi vendasve me rezultat të thellë 4-1. Portieri kosovar, Amir Saipi ishte fantastik në këtë duel, derisa paraqitje të mirë pati edhe qendërmbrojtësi Albian Hajdari. Ndërkohë golashënues ishte Shkëlqim Vladi. “SofaScore” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 15-të në Zvicër, ku përveç Xherdan Shaqirit, në të kanë zënë vend edhe Amir Saipi dhe Albian Hajdari.

Formacioni: Saipi, Schmitz, Marques, Hajdari, Poaty, Frei, Grgiq, Steffen, Shaqiri, Cognat, Klidje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olaf Scholz edhe zyrtarisht është kandidat i Partisë Socialdemokrate (SPD)…