Futbollisti 19-vjeçar afgan ra nga rrota e avionit

19 gusht 2021 | 16:19

Në mesin e mijërave afganëve që po lënë atdheun për të shpëtuar nga regjimi i talebanëve ishte dhe një i ri 19-vjeçar. Zaki Anwari, ish-futbollist i ekipit vendas të të rinjve i konsideruar një talent në fushën e blertë, ishte në avionin famëkeq, ku aty do të ishte dhe fundi i tij.

Anwari ishte prej të rinjve që u kapën pas rrotave të C 17-tës amerikan, me shpresën t`i largoheshin kësisoj tmerrit të jetës nën regjimin mbytës taleban, por të pandërgjegjshëm nga ana tjetër për rrezikun e madh që barte një veprim i tillë.

Pamjet shokuese të qindra afganëve të dëshpëruar që rrethonin avionin bënë xhiron e botës. Të paktën dy prej tyre ranë nga lartësia kur ai u ngrit në ajër, ndërsa një tjetër u tha se kishte ngecur në njërën prej rrotave të mjetit fluturues. Tani mësohet se ky i fundit ka qenë pikërisht futbollisti 19-vjeçar.

“Jetën e pikturoni ju si të doni. Mos ia lini forcën në dorë askujt tjetër”, ishte mesazhi prekës i tij në “Facebook”, përpara se të ikte nga kjo botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodran Mustafi ka vendosur të rikthehet përfundimisht në futbollin italian.…