Futbollisti 19-vjeçar gjendet me kokë të prerë në Brazil

06 korrik 2023 | 12:10

Një lajm trishtues ka ardhur nga Brazili.

Të mërkurën në mbrëmje është gjetur trupi i pajetë i Vinicius Skulny, futbollistit 19-vjeçar i cili ishte në kërkim prej 10 ditësh.

Skulny u gjet në lumin Iguatema në shtetin brazilian të Mato Grosso do Sul, në komunën e Sete Quedas. Futbollisti i ri është gjetur me kokë të prerë, ndërsa trupi i tij është copëtuar. Policia lokale po shqyrton disa opsione dhe ende nuk ka përcaktuar shkakun që ka çuar në vrasjen e Skulnyt.

Ai u raportua i zhdukur më 25 qershor pasi kishte shkuar në një festë me miqtë e tij pas një loje dhe që nga ajo kohë pati humbur çdo gjurmë.  Raportohet se Skulny shkoi për të vizituar ish-të dashurën e tij, pas së cilës dyshohet se u vra nga partneri i saj aktual. Gjithçka është ende në nivelin e spekulimeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri…