Futbollisti 21-vjeçar qëllohet për vdekje me 10 plumba në Brazil
Futbollisti i ri nga Brazili, Felipe Diogo është vrarë me dhjetë plumba, raportojnë mediet e huaja. 21-vjeçari është vrarë në Sao Paulo Ribeirao Preto, provincën ku lindi dhe u rrit.
Felipe Diogo u dërgua në spital, por mjekët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e tij. Nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, ndërsa mediet nga Brazili shkruajnë se atentati është kryer nga “sulmues të armatosur misterioz”. Ata e dinin saktësisht rrugën e Diogos dhe e prisnin në rrugën që të çonte në shtëpinë e tij.
Klubi Sao Bernardo, i cili garon në Serinë C dhe për të cilin ka luajtur Felipe Diogo, i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të ri me një mesazh prekës. “Klubi i futbollit Sao Bernardo mori me keqardhje të madhe lajmin për vdekjen e sportistit tonë Felipe Diogo Bernardes Ferreira. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment pikëllimi të thellë”, shkruhet në faqen e Instagramit të klubit brazilian.