Futbollisti Ajeti i bashkohet PDK-së për Fushë-Kosovën, garon për asamble me numrin 10

20 gusht 2021 | 12:29

Ish-futbollisti e trajneri, Astrit Ajeti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka bërë të ditur se i është bashkuar projektit të kandidatit të PDK-së, Rrahim Tërnavës, për kryetar të Fushë Kosovës. “E di që shumica prej jush miq do të befasoheni me këtë vendim timin, nuk është e lehtë të hysh në politikë, ama duhesh vërtetë̈ të jesh forca dhe zëri i shumë qytetarëve dhe ballafaqimi i drejpërdrejtë me problemet. Unë i besoj frymës së re të PDK-së, i besoj vullnetit dhe motivimit të pandalshëm të Rrahim Tërnavës. Prandaj u rreshtova në ekipin e tij, për një̈ të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovë”, ka thënë ndër tjera Ajeti.

Postimi i plotë i kandidatit për asamble komunale të Fushë Kosovës:

Të dashur familjarë e miq!

Angazhimi im në politikë i nisur tani është ballafaqimi çdo dite me t ‘njëjtat probleme dhe mos zgjidhjen e tyre. Qytetarët e Fushë Kosovës e meritojnë një qeverisje me një frymë të re, me një vizion dhe rrugëtim të pandalur. Njohja nga afër me problemet e qytetit tim dhe hallet e bashkëvendasve të mi, më kanë shtyrë që në këto zgjedhje lokale të jem pjesë e listës garuese nga radhët e PDK-së për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës.

E di që shumica prej jush miq do të befasoheni me këtë vendim timin, nuk është e lehtë të hysh në politikë, ama duhesh vërtetë të jesh forca dhe zëri i shumë qytetarëve dhe ballafaqimi i drejpërdrejtë me problemet. Unë i besoj frymës së re të PDK-së, i besoj vullnetit dhe motivimit të pandalshëm të Rrahim Tërnavës. Prandaj u rreshtova në ekipën e tij, për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.

Është nder dhe privilegj i madh të kërkoj nga ju përkrahjen tuaj në këtë rrugëtim që kam nisur.

Çdo votë e juaja do më m’veshë me një përgjegjësi më të madhe ndaj jush që të jem zë i fuqishëm përfaqësues në fokusin e veçantë për sportin në komunën tonë dhe adresë e juaja politike!

Vlerësojë çdo kandidate te secilës parti dhe ju uroje shume suksese.

Jeta mua më ka sfiduar në shumë raste por gjithmonë kam arritur suksese gjatë jetës sime. Kjo është sfidë e re për mua por besoj që do dal edhe kësaj here në fitore, e konsideroj veten plotë energji!

Do të jem zeri i të rinjëve të Fushë Kosovës❤️ dhe përkrahja më e fuqishme e tyre!

Me dashni më të madhe për Fushë Kosovën ♥️

Nr. 10✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka konfirmuar transferimin prej 35 milionë eurosh të Martin…