Futbollisti i Azerbajxhanit: Kosova e fortë, por ne sulmojmë nga fillimi
20 nëntor 2018
| 12:56
Mbrojtësi i Azerbajxhanit, Maksim Medvedev, ka thënë se Kosova e ka mbrojtjen e fortë, por sipas tij, Azerbajxhani do të sulmojë nga fillimi për faktin se nuk kanë çfarë të humbasin.
“Kjo është ndeshja e fundit për ne dhe më e rëndësishmja. Kosova ka mbrojtje të mirë dhe natyrisht që përparësi është që kanë dy pikë më tepër. Megjithatë ne do të luajmë lojën tonë, dhe shpresoj që të shfrytëzojmë eksperiencën tonë dhe të luajmë pa stres”, ka deklaruar Medvedev.
/Epoka e re/