Futbollisti i Bayernit dhuron para për vaksina, por vetë nuk pranon të vaksinohet

24 tetor 2021 | 16:07

“Bëj siç them unë, por mos bën si bëj unë”, këtu merr vlerë kjo shprehje, dhe është pikërisht rasti i Joshua Kimmich. Ylli i Bayern Munchen është një nga lojtarët që ka dal hapur se nuk pranon të vaksinohet, por nga ana tjetër dhuron para për vaksinat.

Në një intervistë ai ka deklaruar se ka mungesa e studimeve afatgjata të vaksinave, e pengon atë të bëjë vaksinën, por nuk e përjashton në të ardhmen.

“Kam shqetësime për mungesën e studimeve afatgjata. Sigurisht që jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia. I ndjek të gjitha masat higjienike dhe bëj analizat një herë në dy-tre ditë. Secili duhet të marrë vendimin për veten e tij. Solidariteti është i nevojshëm sepse shëndeti është gjëja më e rëndësishme, të gjithë mund të ndihmojnë. Kjo nuk do të thotë që unë nuk e praktikoj atë që predikoj. Ne i kemi dhuruar para Unicef ​​-it në mënyrë që ata të bëjnë vaksinat në vendet që nuk kanë siguruar vaksina. Nëse njerëzit vendosin se duan të vaksinohen, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që ata të munden”, ka thënë Kimmich.

“Më duket turp që në këtë debat ka vetëm të vaksinuar dhe jo të vaksinuar. I pa vaksinuari duket se është i barabartë me mohuesin e koronës ose është kundër vaksinimit.  Por ka njerëz të tjerë që kanë shqetësime, pavarësisht nga arsyet e tyre, dhe unë mendoj se ne duhet ta respektojmë vendimin përderisa ata i përmbahen masave. Unë nuk jam duke thënë kategorikisht se nuk do të vaksinohem, unë ende kam disa dyshime. Absolutisht që është e mundur që të vaksinohem në të ardhmen”, ka shtuar Kimmich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillim nga ora 17:30 dy skuadrat më të suksesshme…