Futbollisti i Bayernit rezulton pozitiv me Covid-19

02 nëntor 2020 | 12:51

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Niklas Sule, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, para ndeshjes kundër Salzburg.

Në rundin e fundit të testimeve të gjithë futbollistët e gjigantit gjerman Bayern dolën negativë përveç qendërmbrojtësit Niklas Sule. Mbrojtësi gjerman duhet të dalë negativ të paktën gjashtë orë para ndeshjes, ose do të mungojë për ndeshjen e së martës në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Salzburg.

Gjasat që ai të dalë negativ të martën janë tejet të vogla, duke e parë se ai doli pozitiv për herë të parë të dielën.

“Bayern Munchen raporton, Niklas Sule ka rezultuar pozitiv për Covid-19, mbrojtësi 25-vjeçar i Bayern Munchen është duke qëndruar në vetizolim në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të mirë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje u regjistruan shifra rekord të të infektuarve dhe viktimave…