Futbollisti i bën propozimin special për martesë të dashurës (Video)

05 korrik 2021 | 11:16

Mesfushori i Minesota Junajtid në elitën e futbollit amerikan, Hasani Dotson, i propozoi të dashurës së tij në fushë pas barazimit 2-2 ndaj San Joze.

Ky veprim i 23-vjeçarit surprizoi edhe tifozët e pranishëm në stadium, të cilët nuk i kursyen brohorimat. Pas përfundimit të ndeshjes, Dotson, shkoi pranë të dashurës së tij, e cila ndodhej në fushë, nxori unazën u ul në gjunjë dhe e propozoi për martesë.

Ajo nuk nguroi për të thënë “po”, duke fituar duartrokitjet e të gjithë të pranishëm në stadium. Ky moment u bë viral në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni videon:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio është pranë një rikthimi të bujshëm. Igli Tare ka…