Futbollisti i Ferizajt: Si të më zvogëlohet rroga kur s’e kam marrë që 3 muaj?
Janë bërë 1 muaj që prej zhvillimit të ndeshjes së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, e gjitha kjo si shkak i përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa, së fundi në Kosovë është debatuar lidhur me pagat e futbollistëve, ndaj të cilëve edhe kërkohet një gjë e tillë, si shenj ndihme ndaj klubeve të cilat po përballen në këtë krizë financiare, shkruan Gazeta Olle. Këtë situatë e kanë komentuar edhe mbrojtësi i Ferizajt, Viktor Kuka. Ky i fundit ka shkruar se si mund t’i zvogëlohet paga kur atë nuk e ka marrë që tre muaj.
“Si të më zvogëlohet rroga kur s’e kam marrë që 3 muaj?”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në “Facebook”.
Për këtë temë, ditë më parë për Gazeta Olle kishte folur edhe kapiteni i Ferizajt, Dardan Çerkini, i cili tha se futbollistët e Ferizajt ka muaj që nuk janë paguar.
Kurse, gazeta kishte provuar të kontaktonte edhe me drejtuesit e klubit të Ferizajt, por kontakti me ta ishte i pamundur.