Futbollisti i Feyenoordit: Është vështirë ta vlerësosh nivelin e Dritës

22 korrik 2021 | 11:10

Futbollisti i Feyenoordit, Jens Toornstra ka folur para ndeshjes me Dritën.

Futbollisti i Feyenoordit, Jens Toornstra ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese për Europa Conference League ndaj Dritës.

Toornstra vlerësoi se kualiteti i Dritës nuk duhet vënë në pikëpyetje dhe përdori duelin ndaj skuadrës AS Trencin si shembull.

“Ju mund të hasni vështirësi në çdo kundërshtar, por kjo vërtet varet nga ne tani që ta parandalojmë këtë”.

“Ne i analizuam ata përmes video-analizës bashkë me asistentin Marino Pusic dhe skautin tonë”.

“Drita ka një skuadër që mundohet të bëjë futboll të mirë, por gjithashtu janë të rrezikshëm në kundërsulme”.

“Unë i pashë ata duke luajtur ndaj një skuadre herën tjetër, ajo çfarë dua të them është se ata nuk duhet nënvleftësuar në asnjë moment”, përfundoi Jens Toornstra

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 11-vjetorin e vendimit…