Futbollisti i Kosovës: Në Norvegji shteti paguan 75%, klubi 25%

08 prill 2020 | 18:46

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala zbuloi për emisionin “Fan Zone” të “Supersport” se shteti norvegjez paguan 75% të pagës lojtarëve, ndërsa 25% ua garanton klubi.

Nga ana tjetër, mesfushori i skuadrës  norvegjeze Valereng shtoi qeveria në Norvegji nuk lejon të stërviten më shumë se 5 lojtarë së bashku. Për sa i përket ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, e cila ishte planifikuar në 26 mars për t’u luajtur, Shala shtoi se ishte përgatitur maksimalisht për këtë takim, megjithatë pavarësisht ndërprerjes së aktiviteteve futbollistike prej koronavirusit, Kosova ka mundësinë të kualifikohet në raundin tjetër.

“Kriza financiare në Norvegji pas ndërprerjes së futbollit – Po mundohemi ta kalojmë këtë situatë. Për momentin, punojmë pesë vetë në një anë të fushës, pesë në anën tjetër. Është e mërzitshme, por mundohemi të jemi pozitive dhe të shpresojmë të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Krejt klubet në Norvegji kanë probleme financiare. Të shtunën do të niste sezoni dhe kanë humbur para këtë periudhë. Kanë liruar disa lojtarë. Edhe klubi ne na ka liruar dhe na jep 25% të rrogës. 75% na i jep qeveria. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Shala.

“Problemi është se të gjitha klubet janë të mbyllura. Mund ta prishim kontratën, nëse nuk të jep 50% të kontratës. Për momentin nuk po e mendoj largimin. Ministria nuk lejon të stërvitemi më shumë se pesë vetë. Liga është shtyre deri me 15 qershor dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. Duhet edhe t’i ndihmojmë klubet, nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk ka tifozë, sponsoret nuk paguajnë, as reklama nuk ka. Është e vështirë edhe për klubet. Në disa klube japin 20%, në disa 30%. Ndeshja me Maqedoninë e Veriut – Ka qenë shumë e vështirë. Isha përgatitur prej dhjetorit për atë ndeshje që të isha në formë fizike. E patëm mbyllur kampionatin herët. Le të jemi pozitivë dhe të mendojmë për të ardhmen. Sigurisht mendojmë se mund të kualifikohemi”, u shpreh Shala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në…