Futbollisti i Kosovës U21 në mesin e talentëve më të mëdhenj në Suedi

06 nëntor 2020 | 16:42

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës U21, Erion Sadiku, po llogaritët një nga talentet më të mëdhenj në futbollin suedez. 18-vjeçari, është pjesë e Valberg në Superligën e Suedisë, dhe këtë sezon në 21 paraqitje ka shënuar dy gola.

Media e njohur suedeze, ‘FutbollDirekt’, ka cilësuar Sadikun si talentin e 13-të më të mirë në Superligën e Suedisë.

“Një mesfushor që shkon nën radar. Lojtari i Kosovës është një mesfushor i klasit të mirë në Allsvenskan, duke marrë parasysh moshën e tij. Një pjesë e rëndësishme e suksesit të Varbergs”, thuhet në përshkrimin që i bëhet lojtarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, së…