Futbollisti i Napolit stërvitet në Hajvali, e viziton Agim Ademi

05 korrik 2024 | 15:54

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është duke qëndruar për pushime në vendlindjen e tij.

Edhe pse në pushime, Amir Rrahmani është duke u stërvitur në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ishte në fushë duke parë stërvitjen e mbrojtësit të Napolit

“Si një profesionist i madh, Amir Rrahmani është duke u stërvitur me përkushtim në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali për të qenë në formën më të mirë”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasje e pakënaqësi kanë pasur anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes…