Futbollisti i prekur me koronvirus, përqafon gruan pas 35 ditësh  

16 prill 2020 | 18:38

Rezultati negativ në testin e fundit për COVID-19 i dha mundësi mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani të përqafojë gruan e tij pas plot 35 ditësh.

Duke e pranuar se kanë përjetuar një periudhë tepër të vështirë larg njëri-tjetrit, 25 vjeçari shprehet se kjo ishte zgjidhja e duhur, duke pasur parasysh faktin se ai vetë ishte i infektuar me koronavirus dhe nuk dëshironte të rrezikonte gruan e tij që është shtatzënë.

“Ju tregojmë për 35 ditët e vështira larg njëri-tjetrit. Ju tregojmë që ishte zgjidhja e duhur, ama ishte shumë e vështirë. Dhe mbi të gjitha ju  tregojmë se sa magjike ishte të përqafoheshim sërish, të tre ne. Së bashku deri në fund,” shkroi Rugani në Instagram krahas fotos me gruan e tij.

rugani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sulmeve me deklarata të zyrtarëve të AAK-së ndaj deputetes…