Futbollisti i ri vritet nga policia, shokët e ekipit i dhurojnë “golin” e fundit (Video)
Ishte një djalosh i ri dhe plot ëndrra Alexander Martinez, por synimi i tij për të luajtur si profesionist në Meksikë dhe dikur, pse jo, në Europë u shua disa ditë më parë kur një efektiv i policisë i qëlloi teksa po blinte disa pije freskuese me shoqërinë.
Ishte vetëm 16 vjeçar Martinez, por u shkëmbye për një kriminel që po ndiqej nga forcat e rendit në qytezën e Acatlan de Perez Figeroa.
#Oaxaca | #Cuenca 🎥 Compañeros de Alexander lo despiden, mete su último gol. pic.twitter.com/dJ9hY2DaTW
— TVBUS Noticias de Oaxaca (@tvbus) June 11, 2020
Rasti tronditi mbarë opinionin publik meksikan, dhe padyshim shokët e tij të ekipit Veracruz, që vendosën t’i dhuronin të paktën një gol të fundit, në këmbim të gjithë atyre që nuk do të mundej të shënonte më.
Arkivoli i adoleshentit u transportua në një fushë stërvitore, ku shokët organizuan një aksion loje sulmuese, një shkëmbim ku përplasja e fundit e topit gjeti pikërisht arkivolin e djalit të pafat, duke mposhtur portierin dhe dërguar topin në rrjetë.
Një moment lumturie, një moment ku të gjithëve iu krijua, për pak çaste, iluzioni që asgjë kishte ndodhur. Më pas britmat pothuajse instinktive të festës për golin e fundit të Alexander Martinesit, u zëvendësuan me lotët për shokun që iku shumë shpejt, dhe pa arsye. Pothuajse e tepërt të thuhet se video i këtij goli ka përlotur rrjetet sociale.