Futbollisti i Shqipërisë infektohet me Covid-19

12 shtator 2020 | 15:42

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka dalë pozitiv me COVID-19. Lojtari i Vejle BK, i cili luan në Danimarkë, do të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit.

Jacob Kreger, drejtues teknik i ekipit, e ka konfirmuar faktin që mesfushori është i infektuar. Gjendja e tij është e mirë dhe momentalisht është i izoluar.

Ramadani është pjesë e rëndësishme e Vejle, skuadër më të cilin po nis sezonin e katërt në Danimarkë. Mesfushori është edhe pjesë e Shqipërisë, kurse në Superiore ka veshur fanellën e Partizanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë po…