Futbollisti i Shqipërisë rezulton pozitiv me Covid-19
02 shtator 2020
| 11:41
Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll është tronditur nga rezultatet e testeve të koronavirusit përpara nisjes në tokën bjelloruse.
Mbrojtësi i Hajduk Splitit, Ardian Ismajli (Hajduk Split) ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas marrjes së rezultateve, stafi mjekësor i kombëtares ka futur në izolim dhe lojtarin tjetër të Shqipërisë Ylber Ramadani, i cili ka qëndruar në një dhomë me Ismajlin. Lajmi raportohet nga “Proçesi Sportiv”.
Për rrjedhojë, Ismajli dhe Ramadani nuk do të udhëtojnë të premten për në Bjellorusi.