
Futbollisti i suksesshëm Albion Hajrizi, i biri i dëshmorit, çan rrugën, synon t’i prekë majat e futbollit
Sikundër shumë të rinj që i janë përkushtuar botës së futbollit, ashtu ka vepruar edhe një i ri nga Vushtrria, i cili ka hapur tanimë shtigje dhe ato po i kapërcen më mrekullueshëm nga të gjithë të tjerët.
Futbollisti vushtrrias, tashmë shumë i njohur, Albion Hajrizi, nga tash e tutje, do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Mitrovica, FC Australia. Këtë e ka bërë të ditur vetë Klubi, në faqen zyrtare që ka, aty ku çdo veprimtari dhe fitore e futbollistëve të talentuar vihet në pah.
21-vjeçari, futbollist i dëshmuar, sipas trajnerëve dhe klubeve, të gjitha grupmoshat i ka kaluar te klubi i qytetit, FC Vushtrria.
Futbollisti Hajrizi është qendërsulmues, luan në pozitën e sulmuesit të krahut.
Albioni është djali i Dëshmorit të Kombit të UÇK-së, Musa Hajrizi.
I riu, pa dyshim, do t’i prekë majat, sepse në karrierën e tij futbollistike është duke treguar performancë vërtet të lartë.