Futbollisti i Uellsit diagnostifikohet me kancer
14 tetor 2021
| 12:25
Mesfushori i kombëtares së Uellsit, David Brooks, është diagnostifikuar me kancer.
Brooks, i cili luan me Bournemouth-in është tërhequr nga kombëtarja për shkak se nuk ndihej mirë.
Ai më vonë ka bërë të ditur se është i sëmurë më shkallën e dytë të “Linfomës Hodgkin”, e cila është një lloj i rrallë i kancerit që zhvillohet në sistemin limfatik.
24-vjeçari me skuadrën e tij ishte paraqitur në Premier Ligë 39 herë, kur këta të fundit ishin pjesë elitës së futbollit anglez, duke shënuar tetë gola dhe pesë asistime gjatë këtyre paraqitjeve.