Futbollisti i Venezuelës rrezikoi t’i thyente këmbën Leo Messit (Video)
Momente paniku u shënuan në sfidën mes Venezuelës dhe Argjentinës të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në minutën e 32-të, mbrojtësi Adrian Martinez, bëri një ndërhyrje horror ndaj Lionel Messit, duke rrezikuar t’i thyejë këmbën yllit argjentinas.
Takat e ngritura të tij nuk kursyen fare këmbën e majtë të “Pleshtit”, i cili mbeti i shtrirë në tokë, duke rënkuar nga dhimbjet, teksa stafit mjekësor të kombëtares bardhekaltër iu deshën 5 minuta për t’i dhënë ndihmën e duhur yllit argjentinas.
34-vjeçari më pas u ngrit duke çaluar disi, por me kalimin e minutave iu kthye normalitetit dhe luajti me kohë të plotë. Fillimisht, gjyqtari uruguaian i akordoi vetëm karton të verdhë mbrojtësit të dhunshëm venezuelian, ndërkohë që pas konsultimit me VAR-in, Martinez u përjashtua me karton të kuq.
Venezuela mbeti me 10 lojtarë që në pjesën e parë. Argjentina arriti të triumfonte në këtë takim me rezultatin 1-3.
⚠️ Acá está la brutal entrada de Adrián #Martínez a Leo #Messi. No lo partió de milagro. pic.twitter.com/sHmJLVfgGI
— Gustavo López (@guslopezinfo) September 3, 2021
#Qatar2022 | ¡GRACIAS A DIOS TODO QUEDÓ EN UN SUSTO!
¡Casi fracturan a #Messi: Hubiera sido la guerra entre #Qatar y #Venezuela!
Adrián Martínez entró a los 25' en lugar de Velázquez (lesionado) y, 7 minutos después, se fue expulsado por una durísima entrada contra Leo Messi! pic.twitter.com/lKQdZcq7ZT
— Edwin Fajardo Rodríguez (@EdwinFajardoFH) September 3, 2021