Futbollisti i Watfordit: Nuk e di si jam infektuar me koronavirus

20 maj 2020 | 17:01

Adrian Mariapa zbulon se është ai lojtari i infektuar me koronavirus në radhët e Watfordit, por nuk arrin ta kuptojë sesi ka ndodhur kjo gjë duke qenë se nuk ka dalë pothuajse fare nga shtëpia.

Qendërmbrojtësi xhamajkan shpjegon që e ka lënë shtëpinë gjatë periudhës së karantinës vetëm për ndonjë stërvitje të shkurtër apo shëtitje me fëmijët, prandaj dhe është e çuditshme si mund të jetë infektuar.

“Që kur mora vesh se jam i infektuar, unë kam vrarë mendjen sesi e kam marrë virusin. Ishte një surprizë e madhe, sepse nuk e kam lënë fare shtëpinë, përveçse për disa ushtrime apo për ecje me fëmijët”, ka thënë 33-vjeçari për “The Telegraph”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë…