Futbollisti italian vdes pas problemeve në fushë
15 prill 2024
| 17:19
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin italian.
Në moshën 26-vjeçare ka vdekur futbollisti Mattia Giani, pas problemeve në fushë gjatë ndeshjes Castelfiorentino dhe Lanciotto e vlefshme për kampionatin e Toskanës.
Ai ishte i promovuar nga akademia e Empolit.
Giani, u transportua për në spital, futbollisti nuk arriti të mbijetojë.
Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.
Ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali, brenda një dite pas atij të Evan Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën.