Futbollisti më i mirë i UEFA-s, Messi përballë dy lojtarëve të Cityt

17 gusht 2023 | 15:54

UEFA ka shpallur listën e ngushtë të futbollistëve që garojnë për lojtarin më të mirë të UEFA-s për sezonin e kaluar 2022-2023.

Tre të nominuarit për këtë çmim individual janë tre lojtarë: Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Leo Messi. Dy lojtarët e Manchester Cityt dhe ish-futbollisti i PSG-do të garojnë këtë çmim, që do të jepet më 31 gusht, në Monte Carlo. Tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e trajnerit më të mirë janë Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli).

Këto çmime marrin parasysh sezonin e zhvilluar si në klube ashtu edhe në ekipin kombëtar të lojtarëve që kanë luajtur në futbollin evropian. Po më 31 gusht, datë kur do të zhvillohet mbrëmja gala e UEFA-s, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Klasifikimi i pjesës tjetër:

4.llkay Gündgoan (Gjermani dhe Manchester City) – 129 pikë
5. Rodri (Spanjë dhe Manchester City) – 110 pikë
6. Kylian Mbappé (Francë dhe PSG) – 82 pikë
7. Luka Modric (Kroaci dhe Real Madrid) – 33 pikë
8.Marcelo Brozoviq (Kroaci dhe Inter) – 20 pikë
9. Declan Rice (Angli dhe West Ham) – 14 pikë
10. Alexis Mac Allister (Argjentinë dhe Brighton) – 12 pikë
11. Jesus Navas (Spanjë dhe Sevilla) – 6 pikë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës  (ShBA) dhe misioni i Bashkimit…