Futbollisti nga Arabia Saudite përforcon Prishtinën
07 mars 2023
| 15:13
Futbollisti nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi është përforcimi më i ri i skuadrës së Prishtinës. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Al-Seeb, derisa të martën është prezantuar nga drejtori i Prishtinës, Driton Krasniqi.
“FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi. Faisal së fundmi ka qenë pjesë e Mladost DG në Mal të Zi. Futbollisti i talentuar karrierën profesionale e ka filluar te skuadra arabe Al-Seeb. 23-vjeçari, i cili aktivizohet si mbrojtës është njoftuar me ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit tonë, Driton Krasniqi. Ai pas firmosje së kontratës është vënë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi”, thuhet në njoftimin e skuadrës kryeqytetase.