Futbollisti nga Kenia mbjell pemë sa herë që shënon gol
26 tetor 2018
| 10:55
Një futbollist i ri nga Kenia e feston golin në mënyrën më të veçantë dhe në shërbim të natyrës. Adoleshenti Lesein Yes mbjell një pemë sa herë që shënon gol. Ai ka rrëfyer se e ka bërë këtë gjë pasi ka mësuar dhe dëgjuar për shpyllëzimin.
Djali 14-vjeçar shpreson se kjo iniciativë e tij të shtrihet në të gjithë kontinentin afrikan.