Futbollisti nga Kosova ndërroi jetë pas një aksidenti

04 shtator 2019 | 15:24

Futbollisti Amir Ademi i cili aktivizohej te FC Kosova Regensburg në Gjermani, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ademi ka pësuar një aksident automobilistik dje, me një makinë të tipit “Pasat”, dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Amiri ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës ku ai luante, me të cilët ishte pjesë që nga viti 2016. Për shkak të kësaj ngjarje të rëndë të 22-vjeçarit, janë anuluar të gjitha ndeshjet për këtë javë në ligën e ultë gjermane  ku bën pjesë FC Kosova Regensburg.

Diçka të tillë e ka komunikuar vetë klubi ku aktivizohej lojtari, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruajnë: “Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve për këtë humbje të madhe, Amiri do të jetë gjithmonë në zemrën tonë”, shkruhet në postimin e klubit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka bërë me…