Futbollisti pezullohet për 5 vite pasi kafshoi në organet gjenitale kundërshtarin
19 shkurt 2020
| 14:01
Një futbollist amator është pezulluar për 5 vite në një kampionat rajonal në lindje të Francës pasi ka kafshuar kundërshtarin e tij në organet gjenitale, në një sherr që shpërtheu pas ndeshjes.
Ngjarja ndodhi në 17 nëntor, në parkimin pranë fushës ku u luajt ndeshja Terville-Soetrich.
Sipas mediave vendase, dy futbollistë nisën sherrin, e pësoi më keq ai që u fut për t’i ndarë, duke përfunduar në spital. Edhe vetë lojtari i dëmtuar është pezulluar për 6 muaj. Ky i fundit ka bërë10 qepje dhe ka qëndruar 4 ditë pa shkuar në punë.