Futbollisti që luan në Prishtinë nuk arriti të bëhet deputet në Tiranë
30 prill 2021
| 15:49
Futbollisti tiranas Gentjan Muça që ka kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi nuk ka siguruar votat e nevojshme.
Në përfundim të numërimit në Tiranë, Gentjan Muça ka arritur të sigurojë vetëm 2026 vota.
Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe aktualisht lojtari i Prishtinës në Kosovë, renditej i 28 në listën e demokratëve të kryeqytetit.
Partia Demokratike në tiranë ka marrë 15 deputet, ndërsa partia Socialiste si fituese ka marrë 18 deputet e LSI ka marrë 2 deputet dhe poashtu një deputet ka marrë partia e Tomë Doshit.