Futbollisti rus nervozon serbët, paraqitet me shqiponjën dykrenore

04 shtator 2020 | 14:48

Fedor Smolov ka krijuar telashe mes serbëve dhe rusëve me veprimin e tij të fundit.

Reprezentuesi rus, Fedor Smolov ka zgjuar reagime të mediave serbe duke u shfaqur në fotografi duke krijuar shqiponjën në paralajmërimin e ndeshjes me Serbinë.

Në fotografinë e publikuar së bashku me kalendarin e ndeshjeve të ardhshme të Rusisë, para duelit të mbrëmshëm në Ligën e Kombeve kundër Serbisë, shkruan “Alo”. Nga Rusia janë sqaruar se postimi nuk ka të bëjë me prapavijë politike, mirëpo prapë janë zgjuar reagime nga mediat serbe.

“Ky është simbol i shqiponjës së shqiptarëve. Është simbol i gjenocidit ndaj serbëve. Zot, kush ua dha këtë ide në mendje dhe atë në ditën e ndeshjes ndaj Serbisë”, shkroi një rus në rrjetet sociale.

Kishte edhe reagime të tjera. “A janë të ndaluar rusët të tregojnë një shqiponjë dykrenare e cila është një simbol i trashëgimisë bizantine dhe krishterimit ortodoks?”. “Ndeshja u mbyll me fitoren e Rusisë me rezultat 3:1”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është njoftuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara…