Futbollisti serb i APOEL-it nuk pranon të luajë në Kosovë

25 gusht 2020 | 17:32

Të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani, do të përballet me skuadrën qipriote, APOEL Nicosia, në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Por futbollisti i skuadrës udhëtuese, serbi Vujadin Saviq, ka refuzuar të luajë ndaj ekipit nga Gjilani.

“Arsyeja e parë është se unë u karantinova për 24 ditë për shkak të ‘Koronës’ dhe nuk jam akoma 100 për qind fizikisht i gatshëm. Arsyeja e dytë i përket udhëtimit dhe ndeshjes me klubin nga i ashtuquajturi shtet i Kosovës. Është e qartë për ju që nuk ka asnjë shans që ata të më shtynin të udhëtoja atje dhe të luaja një lojë kundër tyre. Kjo do të thoshte automatikisht që e pranoj atë dhe në njëfarë mënyre ta mbështes atë histori artificiale. Kjo nuk vjen në shprehje”, ka thënë ai për “telegraf.rs”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot edhe zyrtarisht nis projekti i shndërrimit të ndërtesës…