Futbollisti serb i Real Madridit rrezikon tre vjet burg
17 prill 2020
| 18:34
Luka Joviç ishte një nga futbollistët më të përfolur në muajin e kaluar, kjo për shkak të problemeve që kishte me shtetin e tij.
Gjatë kohës kur koronavirusi kishte shpërthyer në Spanjë, sulmuesi i Real Madridit u largua dhe shkoi në vendlindjen e tij në Serbi. Megjithatë Joviç hasi probleme të shumta, teksa i ndalua dhe kishte thyer karantinën.
Masat në Serbi janë të ashpra dhe sulmuesi tashmë rrezikon shumë. Dënimet që mund të marrë Joviq tani, fillojnë nga 1 mijë e 275 euro gjobë deri në tre vite burg.
Gjithsesi mundësitë e mëdha janë që lojtari të dënohet me gjobë, ashtu siç ndodh shpesh me sportistët e mëdhenj.